Pak para se të niste protesta e sotshme, kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha ka deklaruar për median prestigjioze "Associeted Press" se opozita e bashkuar do të vijojë betejën civile në mbrojtje të demokracisë shqiptare.
"Opozita parlamentare ka vendosur unanimisht të djegë mandatet parlamentare dhe sot është dita që do të depozitojmë këtë akt të paprecedent me qëllim ndarjen nga një parlament që nuk është produkt i votës së popullit, por është produkt, siç është ekspozuar nga biseda të përgjuara të publikuara nga media ndërkombëtare, i krimit të organizuar në bashkëpunim të hapur me qeverinë aktuale. Ne tani do të udhëheqim një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri", tha mes tjerash Basha.





