Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shpërndarë një video me pjesë nga fjalët e tij të mbajtura në Kuvend dhe në protestën e së shtunës, nëpër ambasada dhe qeveri të ndryshme, me përkthimin poshtë në anglisht.

Duke publikuar videon, Berisha shkruan në "Facebook" se Rama e ka dërguar këtë video për ta shitur si provë të një grushti shteti që ai po organizon ndaj Ramës.

Postimi i Berishës:

Miq,shikoni videon qe ka shperndare ne ambasada dhe qeveri te ndryshme poturembushuri si prove per grushtin tim te shtetit kunder tij. Nuk mund ta lija pa ndare me ju kete deshmi se sa te drejte keni kur brorhorisni “Rama Ik dhe ta shporrim, ta shporrim kermen politike”. Fitore!! sb