Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dorëzuar në Kryesinë e  Kuvendit, dosjen me deklaratat personale të deputetëve dhe kanditatëve në listën prej 140 personash. 

Basha u prit me ovacione nga qindra mbështetës dhe së bashku me turmën e protestuesve, u largua drejt selisë së PD-së, ku e pranishme ishte edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha tha se sot opozita dorëzoi mandatet dhe u vuri kyçi parlamentit të krimit.

“Misionarë të shpresës opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kuçin parlamentit të krimit. Prej ditës së sotme ne jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj, me ju dhe për ju. Nisëm sot një rrugëtim shprese që nuk do ndalet derisa të largojmë kryehajdutin," tha Basha dhe më pas protesta u mbyll për të vijuar në të gjithë qytetet e vendit, në ditët në vijim.