Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar kundër fjalorit të përdorur në protestën e opozitës dhe mënyrës se si është folur në emër të zotit.

“Edhe nje here #PerZOTIN! Tani qe flisni ne emer te #Zotit,
duhet edhe te beni kujdes me fjalorin; #NUKESHTEFJALORIIZOTITKY #ZotiNukRruan!
Zoti edukon me shembullin e tij prej modesti te jashtezakonshem, besimtaret, po po besimtaret;
Ai i ruan! #NUKIRRUAN! Per te #RRUJT, Rruajne ata qe vjedhin, #JoZoti!”,
shkruan Braçe në rrjetet sociale.