Ish-Kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar për herë të parë vendimin e Gardës së Republikës për ti hequr mbrojtjen ligjore.

Në një intervistë për Ora News, Berisha tha se kjo është një hakmarrje e Edi Ramës, por ai është më i fortë dhe më i sigurtë se kurrë mes qytetarëve.

"Ndihem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë. Një gjest frikacak dhe hakmarrës i Edi Ramës por unë jam mes qytetarëve më i fortë se kudo tjetër. Do të vazhdoj çdo minutë, çdo orë, çdo javë, çdo muaj betejën  deri në çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri derisa shqiptarët të votojnë të lirë siç u takojnë."

I pyetur sesi e ndjen veten pa asnjë funksion pas 28 vitesh, Berisha tha: "Më mirë se kurrë".