Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë bërë prindër për herë të parë mbrëmjen e djeshme. Lajmi u bë i ditur nga nëna e reperit, e cila zbuloi edhe gjininë e të voglit.
Vetëm pak minuta më parë janë publikuar edhe fotot e para të djalit. “Mbrëmë Zoti na bekoi me djalin tonë Zëri Gjikolli. Oh gëzim më të madh në jetë nuk paska”, ka shkruar Elita plot emocion në fotot krah bashkëshortit dhe djalit të saj.
Këto janë imazhet e para të foshnjës së sapoardhur në jetë. Moderatorja e njohur dhe reperi u martuan vitin që shkoi në një dasmë madhështore.





