Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka marrë fjalën në protestën madhështore para Kuvendit, i cili është pritur me ovacione dhe brohoritje teksa hipi në podiumin e improvizuar.

Shehi tha para protestuesve se Rama është e keqja më e madhe që i ka rënë vendit në këto 30 vite.

"Ky zotëria që duam të përzemë është e keqja më e madhe që na ka ra këto 30 vjet. As ne nuk jemi mrekullia, shkëlqimi, pa huqe por si ky nuk i kishte ra Shqipërisë prandaj duhet ta përzejmë. Ky që bredh poshtë e përpjetë Shqipërisë duke hudh helmin kundër shqiptarëve, ky që pretendon të bashkojë Shqipërinë me Kosovën do të ndajë dhe Shqipërinë nëse e lëmë, por nuk kemi për ta lënë kjo rrugë është e gjatë dhe e vështirë, por nuk a kthim mbara dhe nuk kemi rrugë tjetër. Edhe këtë duhet t’ua sqarojmë shqiptarëve dhe ndërkombëtarvëe, se kjo bëhet për të mirën e vendit nuk kemi rrugë tjetër nuk na kanë lënë shteg. Do vijë dita që ti kthehemi asaj sallës por duhet t'i kthemi si burrat"- tha Shehu.