Lideri i opozitës Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, duke mbajtur një fjalë para protestuesve të mbledhur. Basha e quajti një regjim ushtarak rrethimin e parlamentit me gjemba, ndërsa tha se protesta do të vijojë dhe efekti i parë i saj është rrethimi i parlamentit, për të treguar se Parlamenti ka rënë sipas tij.

"Largimi i Ramës nuk do të jetë ngjarje e një dite, por do të ndodhë së shpejti dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme", tha Basha.

Protetuesit janë parë të kenë në krah, nga një shirit të bardhë, i cili simbolizon paqen.