Teksa pritet që opozita të mbajë nesër në orën 10:00 protestën e radhës, këtë herë para Kuvendit, ky i fundit ende nuk e ka një orë se kur të do mblidhet.

Ndryshe nga seancat e mëparshme, kur në faqen zyrtare të Kuvendit pasqyrohet rendi i ditës së bashku me orën e mbledhjes së deputetëve, për seancën e nesërme kemi një rend dite të përcaktuar, por ajo që mungon në urdhrin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi është ora se kur duhet të mblidhen deputetët.

Për këtë do të njoftohet në një moment të dytë. Nuk dihet ende nëse seanca do të thërritet për t’u mbledhur si çdo të enjte në 10:00, apo do të ketë një spostim të orarit për shkak të protestës së paralajmëruar të opozitës e cila përkon në të njëjtën orë.