Zv.trajneri i Teutës, Endri Vrapi, për ndeshjen e fundit dhe gjendjen e ekipit u shpreh: “Fati është pjesë e lojës. Nuk e kishim me Kamzën, e patëm tani.
Duam s’duam do ta pranojmë dhe këtë. Dora e Osmanit na dha fitoren. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm për skuadrën. Zakonisht, gjatë gjithë kohës e përsëritim që e rëndësishme është të mbledhim pikët për Europën e më pas të mendojmë për gjëra të tjera.
Gara është e hapur akoma por duhet të them që çdo ndeshje ka vështirësitë e veta. Edhe pse ndodhemi aktualisht në vend të dytë dhe është garë deri në fund e hapur se mund të ndryshohen ende vendet. Ne mendojmë për momentin atë që kemi theksuar që në fillim, që e rëndësishme është që të marrim pjesë në Europë”, u shpreh Vrapi.





