Protesta e sotme ka mbërthyer para monitorëve të televizorëve banorë të Shqipërisë anë e mbanë vendit.
Precipitimi i protestës në përplasje mes policisë dhe protestuesve, po ndiqet me interes të madh edhe nga qytearët durrsakë. Në lokale të ndryshme të Durrësit, monitorët janë ndalur te protesta, ndërsa ka interes nga klientët për t'u njohur me zhvillimin e saj.
Aktualisht, policia po hedh gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit para Kryeministrisë, një pjesë e të cilëve çanë kordonin, shqyen mbulesën e skelës, dhe tentuan hyrjen brenda godinës.





