Shoqërohet me tensione dhe përplasje me policinë protesta para Kryeministrisë. Pasi u ça kordoni i Policisë që kishte rrethuar Kryeministrinë, protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda Kryeministrisë në tentativë për të hapur dyert.

Ndërkohë forcat e policisë po hedhin gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve, në një situatë që ëashët përfshirë tashmë nga kaosi.