Një ditë para protestës së opozitës të paralajmëruar për ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij zyrtare një video nga Durrësi, të qendrës shëndetësore nr.6 në lagjen nr.13, të shoqëruar me një shkrim ku krahason situatën e shëndetësisë në këtë qytet sot me kohën kur në pushtet ishte Partia Demokratike.

Shefi i qeverisë e përkufizon protestën e nesërme si një tentativë për të kërkuar kthimin mbrapa, ndërkohë që sot po rilind sipas tij organizmi i vdekur i shërbimit mjekësor.

"MIRËMËNGJES 

dhe duke ju sjellë para syve se ku ishim në mes të Durrësit, kur shëndetësinë e qeverisnin ata që kanë dalë rrugëve për të kërkuar kthimin mbrapa, e ku jemi sot falë përpjekjeve të stërmundimshme për ta rilindur organizmin e vdekur të shërbimit shëndetësor, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.