Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, pikërisht ditën e Shën Valentinit ka zhvilluar një takim me studentët ekselentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Shahini ka shpjeguar për studentët dhe stafin akademik “Paktin për Universitetin”, të propozuar nga qeveria Rama dhe njëkohësisht është njohur dhe ka dhënë shpjegime për pyetjet dhe kërkesat e studentëve dhe pedagogëve në adresë të saj.
“Në datën 14 shkurt 2019, në mjediset e godinës më të re të Kampusit Universitar, #UAMD mirëpriti Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. @besa_shahini, e cila zhvilloi një takim me studentët ekselentë dhe autoritetet drejtuese të Universitetit për të dëgjuar nga afër pyetjet dhe kërkesat e tyre.”,- shkruan në faqen e vet të Instagramit UAMD-ja.





