Lidhur me incidentin e ndodhur sot në Kuvend ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një postimi në "Twitter".

Sulmin me bojë ndaj kryeministrit Edi Rama nga deputeti Edi Paloka, Lleshaj e cilëson të turpshëm dhe një përpjekje të opozitës për të njollosur solemnitetin atlantik.

Ministri shkruan se opozita bëri atë që ish-kryeministri Gruevski bëri në Kuvendin e e FYROM në prill të 2017.

STATUSI I PLOTË

Maqedonia e Veriut në NATO është interes edhe i Shqipërisë. Përpjekja e opozitës për të njollosur solemnitetin atlantik të një vendimi në Kuvend, është turp dhe dëshpërim.

Përpjekja e sotme ishte shumë e ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM në prill të 2017 në bashkëpunim të ngushtë me kumbarët antiatlantikë nga Lindja.

Asgjë nuk e ndalon vullnetin e njerëzve të lirë të Ballkanit për t’u bashkuar në NATO dhe BE. Urime për Maqedoninë e Veriut!