Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur gjatë seancës së sotme parlamentare, ku deputeti demokrat Edi Paloka sulmoi me bojë kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë që Byroja e Kuvendit e përjashtoi me 10 ditë Palokën, Policia e Shtetit njofton se ka nisur hetimet e menjëhershme.

REAGIMI I GARDËS 

Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.

Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka.