Ish-kryeministri Sali Berisha në komentin e tij për gjithë sa ndodhi në sallën e Kuvendit, ku demokrati Edi Paloka spërkati me bojë kryeministrin Rama, akuzoi këtë të fundit si sharës i lindur.Në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se Rama është mësuar të shajë dhe nuk i bën përshtypje.
Berisha: Çfarëdo t’u hedhësh këtyre, janë të pafytyrë
"Nuk mundet që krye i pseudomaxhrancës të fyejë dhe ofendojë. A e dëgjuat çfarë i tha, merri shifni kamerat se çfarë i tha, a mund të fyet kryetari i opozitës nga kryeministri si me qen nje rrugaç. A e kuptoni apo jo, edhe sot këtë ditë sigurisht kryetari i opozitës shprehu mendimin e opozitës dhe nuk i bëri asnjë fyerje personale, kurse ai u lëshua me gojështhurjen e tij, me fjalë ofenduese, duhet të marrë fund njëherë e mirë ofendimi dhe sharjet se është ai sharës i lindur ai nuk ka kusur opozita. Nuk ka gjë më të rëndë se kryetari i qeverisë që del e shan opozitën, vetëm me Maduron ndodh kjo. Çfarëdo tu hedhësh këtyre, këta janë të pafytyrë"– tha ai.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A do të ketë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Witkoff dhe Kushner takime me delegacionet e Moskës dhe Kievit
SHBA sekuestron një anije cisternë me pronësi kineze pranë Venezuelës, rrit presionin ndaj regjimit Maduro
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Travis Scott dhe Tyla në një lidhje romantike?





