Renato Arapi është rikthyer në Superiore në merkaton e janarit pas një eksperience në Turqi. Mbrojtësi ka folur për sa i përket ambientit që ka gjetur te Teuta dhe takimin e rradhës ndaj verilindorëve të Kukësit.

"Rikthimi ishte i lehtë. Më përpara kam luajtur këtu, edhe pse tani erdha nga një kampionat tjetër. U përshtata mirë dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Ndihem mirë me Shkëmbin. Kur kemi qenë bashkë si futbollistë kemi kujtime të bukura pasi kemi fituar edhe trofe. Shpresoj që të vijnë edhe këtu", komenton Arapi.

Më pas ai flet për takimin e rradhës. “Ndaj Kukësit është ndeshje e rëndësishme, megjithëse ka edhe shumë takime për të luajtur. Duhet të bëjmë maksimumin për të arritur fitoren dhe t’ia shpërblejmë presidencës dhe tifozëve. Shpresojmë ta arrijmë”, përfundon durrsaku, i cili është rikthyer të për të luajtur për ekipin e vendlindjes.