Grabitet me dhunë bankomati i një banke në Shijak.
Policia e Durrësit informon se "Më datë 14.02.2019, në orët e para të mëngjesit, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë".
Nuk ka ende të dhëna rreth sasisë së parave që kanë mundur të marrin autorët.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





