Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimi Rural, Ilir Halilaj, është liruar sot nga detyra.

Vendimi për lirimin nga detyra është marrë sot në mbledhjen e qeverisë e drejtuar nga zv.kryeministri Erjon Braçe, në mungesë të kryeministrit Edi Rama.

V ENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ilir Halilaj, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE