Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë emëruar dy zv/ ministrat e rinj të Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit: Redi Shtino dhe Lorena Haxhiu.

Shtino dhe Haxhiu zëvendësojnë Besa Shahinin, që u emërua në postin e ministres pas shkarkimit të Lindita Nikollës; dhe Taulant Mukës i cili dha dorëheqjen vetëm pak ditë pas emërimit në këtë post në muajt e fundit të vitit të kaluar.

Lorena Haxhiu ka qenë drejtoreshë për rininë në Ministrinë e Arsimit.