Një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë mëngjesin e sotëm, ku gardisti Alket Arapaj me armën e shërbimit vrau bashkëshorten e tij, 36-vjeçaren Ervilma Seferin.

Ndërkaq, është zbardhur dëshmia e gardistit, i cili ka pohuar se e ka vrarë atë pasi dyshonte se e tradhtonte.

“Gruaja më tradhtonte prandaj e vrava. Kohë e fundit ishin shtuar dyshimet për tradhëti. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt”, mësohet të jetë shprehur Arapaj.

44-vjeçari vrau në banesën e tyre në zonën e Alliasit bashkëshorten, 36-vjeçare Ervilma Seferi, në sy të vajzës së mitur. Kjo e fundit u mor nga prindërit e viktimës.