Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi përmes një postimi në Insta Story, ka zbuluar për ndjekësit mendimin e saj në lidhje me pritjen e një fëmije.
E pyetur nga ndjekësit nëse dëshiron që fëmija i saj i parë të jetë djalë apo vajzë, Rozana ka treguar se këtë dëshiron t'ja lërë në dorë Zotit.
"Janë punët e Zotit, nuk kam patur kurrë preferenca tek gjinia e të vegjëlve."– ka rrëfyer moderatorja e emisionit "Boom", e cila prej shumë vitesh është në një lidhje.





