Reperi Cadet ka humbur jetën në një aksident me makinë, pasi mjeti ku po udhëtonte reperi u përplas. 28-vjeçari po shkonte në koncert në Staffordshire.

Ishte familja e reperit e cila dha lajmin e hidhur për fansat përmes profilit të tij zyrtar në Instagram, ku shkruante:

“Ne, familja e Blaine Cameron Johnson, i njohur ndryshe si Cadet po ndajmë me ju një lajm të trishtuar. Gjatë orëve të parë të mëngjesit të 9 shkurtit Cadet ka vdekur.” 

Në një deklaratë për Radio 1 Newsbeat, menaxheri i tij tha se 28-vjeçari ishte pasagjer në një taksi. Ai ishte rrugës për në Keele University ku do performonte. 

"Një pasagjer i Toyota, një 28 vjeçar nga Londra, vdiq në vendin e ngjarjes. Shoferët e dy automjeteve, një 36-vjeçar nga Stoke-on-Trent dhe një 22 vjeçar nga Crewe, u dërguan në spitalin e Royal Stoke University me lëndime të rënda. Tre pasagjerë të tjerë në Toyota u dërguan në spital,"-raportoi policia.