Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi e ka lidhur rastin skandaloz të Kavajës së ndodhur me abuzimin e 14-vjeçares, me ish-kryebashkiakun e këtij qyteti.
Sipas Bylykbashit, Elvis Rroshi është shembulli i përdhunimit në Kavajë.
“Ish-kryetarin e Bashkisë së Kavajës e kishit kriminel përdhunues në grup dhe ja çfarë ndodh sot. Na u desh të ndërronim edhe ligjin për këta kriminelë që kishin mbushur sallat. Ndryshuat edhe termin dekriminalizim, që të mos nxirrnit kriminelët nga Kuvendi”, u shpreh deputeti i Durrësit.





