Pak kohë më parë kantautori i njohur Stine, i habiti jo pak të gjithë teksa deklaronte publikisht se i dha fund lidhjes së tij disa vjeçare me Gracielën, nënën e vajzës së tij. Por mesa duket për këtë marrëdhënie do vijojë të flitet.
Moderatorja Roza Lati, e cila dikur ka qenë në një lidhje me Stinen, ka ftuar në emisionin e saj “Why not” pikërisht ish-partneren e këngëtarit. Roza ka publikuar një foto në Instagram duke etiketuar edhe vetë këngëtarin në këtë foto. të cilit i drejtohet: "Stine shiko me ke jam!!!"
Me këtë foto ajo i ka dhënë gjithashtu fund dyshimeve se Graciela ka qenë xheloze në kohën kur Stine dhe Roza ishin partnerë kërcimi në “Dance With Me”.





