Me tone të ashpra ndaj opozitës ka reaguar Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila etiketoi kryedemokratin Basha, një ‘pupac’ të vendosur në krye të PD pa asnjë meritë. Spiropali tha se në dy seancat e fundit plenare opozita ka nxjerrë anën e saj më qesharake e vulgare.
"Edhe nëse do ta kishim bërë me plan që në këto dy seanca opozita të shfaqte anën e vet më qesharake e vulgare s’do e kishim bërë kaq perfekt. U ngrit kryetari dhe iu drejtua me dorë ministreve të reja i quajti kukulla jo se janë ministre po se janë gra. Një pupac i vendosur në atë pozicion që flet këtu me gjuhën e vet të shthurur. Një njeri që po merr në qafë opozitën shqiptare, po përdor një gjuhë ofenduese ndaj grave ministre. Një njeri që anëtar kryesie të PD bëri atë të vezës e vetmja meritë e tij. S’na inetereson c’bëni me partinë tuaj po na intereson gjendja e opozitës. E paimagjinueshme nga kjo zonjë, ( i drejtohet Vokshi) dëshmi e vulgaritetit politik, flet për një të mitur. Është një turp për ju," tha Spiropali.
Në përfundim Spiropali u ndal në protestën e paralajmëruar të opozitës më 16 shkurt.
"Më 16 shkurt do ju lëmë të protestoni të tregoni kush jeni me numrat që keni. Nuk do vrasim njerëz sic bëtë ju në Bulevard. Synoni vetëm pushtetin dhe asgjë tjetër, por ne do ta bëjmë këtë vend doni apo nuk doni ju", përfundoi Spiropali fjalën e saj.





