Gjatë muajit janar të këtij viti, tragetet e linjave për çdo 5 udhëtarë kanë transportuar mesatarisht edhe një autoveturë.

Nga të dhënat statistikore të APD-së, mësohet se në muajin që lamë pas, 53.705 pasagjerë dhe 10.853 autovetura kanë preferuar të lëvizin me tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim.

Brenda një muaji tragetet kanë kryer 83 lundrime vajtje – ardhje, duke transportuar njëkohësisht edhe 62.786 tonë mallra gjithsej. 

Nga të dhënat e APD-së, mësohet gjithashtu se në muajin e parë të vitit 5.429 kamionë dhe trajlerë kanë shfrytëzuar tragetet për transportin e mallrave të import-eksportit.