Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, ka rrëfyer sot takimin që ka pasur me gjyshin e minorenes në Kavajë.

Në një video të shpërndarë në Facebook, Spiropali deklaron se vajza është e dërrmuar nga lukunia e politikës që në vend ta ndihmojnë, po ia vështirësojnë më shumë jetën.

"Sot më erdhi në zyrë me kërkesën e tij gjyshi i vajzës minorene nga Kavaja, e cila fatkeqësisht është bërë shënjestër e politikës dhe e medias. Në vend që ta ndihmojnë po e dërrmojnë, ai tregonte duke u dridhur se çfarë halli i madh i ka rënë mbi kokë familjes, se sipas gjëmës së parë vajza po përjeton gjëmën e dytë.

I kanë hequr nga duart telefonat, i kanë mbyllur televizorin. E kanë rrethuar me dhimbje dhe me përkujdesje familjare, për ta mbrojtur nga lukunia që i është sulur në Komisione Parlamentare, në banaqe televizive, në faqe dixhitale duke bërë politikë dhe audiencë me një vajzë dhe po shkatërrojnë çdo rrugë të kthimit të saj në jetën normale”,- shprehet më tej ministrja.