Moderatorja e njohur Anjeza Maja, ishte e ftuar në emisioni "You & Me" në Radio NRG, e cila si rrallëherë më parë, sot ka folur për jetën private. E pyetur nga moderatorja se kur e ka dhënë puthjen e fundit, Anjeza ka habitur me përgjigjen e saj.
“Nuk e mbaj mend, kam shumë kohë pa dhënë puthje tani që mu kujtua. Unë s’kam dhënë kurrë një puthje dashurie”, ka thënë ajo.
Maja ka shpjeguar se është single pasi për momentin ka një krizë meshkujsh sepse ajo ende nuk ka mundur të gjej një mashkull që të jetë në nivelin e saj.
“Do të doja të kisha në krahë një mashkull që është në nivelet apo punën që bëj unë. Ndoshta janë në një fazë që po realizohen, por nuk është se ka shumë meshkuj në qarkullim. Unë besoj tek dashuria dhe mund të mos jetë ai që kam projektuar në mendjen time personi që do krijoj një marrëdhënie, pra mjafton që të bie në dashuri”, ka thënë moderatorja, e cila pas largimit nga Top Channel është pjesë e stafit të kryeministrit Edi Rama.





