Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës,  e cila e shpalli fajtor për shpifje pas padisë së bërë nga kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla.

Deklarata që e bëri të gjobitej kreun e demokratëve ishte: “Njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh dhe ka porositur një Toyota Yaris po ta kanë zbuluar”.

Basha u shpall fajtor më 21 janar nga Gjykata e Tiranës. Vendimi i dhënë e sanksionon gjobë për shpifje në vlerën e 50 mijë lekëve dhe shpenzimet e gjyqtarit.

Lulzim Basha akuzoi kreun e grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla në seancën plenare të 25 qershorit se ai ishte garantuesi i hyrjes në Shqipëri të 3.4 milionë Eurove të sekuestruara në portin e Durrësit. Sipas kreut të opozitës, sasia e parave i përkiste një ndër grupeve më të rrezikshme të trafikut të drogës në Elbasan.