I ftuar në emisionin "SevenBizz", ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana ka zbuluar lidhjen e gjakut me reperin e njohur dhe shumë të dashur për publikun, Ledri Vula.

Kur është pyetur se cilin zgjedh mes Unikatilit dhe Ledrit, Cana e ka "justifikuar" zgjedhjen e tij duke treguar se këngëtarin e njohur e ka kushëri.

"Unë dhe Ledri jemi kushërinj të largët. Unë nënën e kam Vula. Nëna ime me babain e Ledrit janë kushërinj të dytë",-është shprehur Loriku.

E sigurt që të gjithë janë habitur jo pak nga kjo deklaratë, po ashtu si ajo e Alfios i cili teksa tregonte VIP-at që nuk i kanë shkuar në restorant, zbuloi se ajo ishte Marina Vjollca, kushërira e tij.