Teksa të gjithë fansat presin bashkëpunimin mes Norës edhe Erës, kjo e fundit ka lajmëruar që shumë shpejt do të publikojë hitin e ri në bashkëpunim me DJ e njohur grek Dimitri Vegas.
Aktulisht këngëtarja shqiptare me famë tashmë përtej kufijve, po përgatitet për këngën e re dhe për këtë arsye ka udhëtuar drejt SHBA-së. Era ndodhet në Los Angeles për të xhiruar videon e këngës, "Selfish" dhe nisur nga një video e postuar në Insta, këngëtarja shihet në një skenë gjigante.
"Selfish po vjen së shpejti", ka shkruar bukuroshja në rrjetet sociale duke mos dhënë më shumë detaje. Kujtojmë që viti 2018 ka qenë mjaft i suksesshëm për Era Istrefin, me shumë koncertë dhe hite të reja në tregun muzikor.





