Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ditën e sotme, më 5 shkurt feston ditëlindjen.

E ndërsa për të kjo ditë nuk do ishte shumë emocionuese, gëzimi është i dyfishtë.

Kjo pasi këngëtarja në të njëjtën ditë, gjashtë vite më parë solli në jetë djalin e saj Fernando. Pra nënë e bir festojnë ditëlindjen të dy.

Çiljeta duket e emocionuar së tepërmi, teksa ka publikuar një fotografi ku shihet me Fernandon e vogël në krahë.

Faleminderit Zot që si sot 6 vite më parë në ditën time të lindjes më bekove me dashurinë më të madhe që mund të bekohet një femër, birin tim Fernandon. Gëzuar ditëlindjen për ne”, shkruan Çiljeta.