Këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun, Adelina Ismaili ishte e ftuara e parë e emisionit "E diell" në Top Channel, e cila këndoi live në studio së bashku me moderatoren Fjoralba Ponari. 

Mirëpo duket se performanca e saj nuk u prit mirë nga këngëtari Korab Shaqiri. Këngëtari ka thumbuar në Instastory, Adelinën duke e akuzuar se nuk di të këndojë live as këngën e saj.

"Diva i thua vetes e nuk di këngën tënde t'a këndosh live. Marrë. Mjerë kush të dëgjon ty moj vajzë."– shkruan këngëtari.