Jeta e tij personale prej disa kohësh është në qendër të vëmendjes së mediave rozë po aq sa hitet që Flori di të krijojë.
Pak kohë më parë, kantautori Flori Mumajesi, i bëri lëmç të gjithë në është në një lidhje me Kejsi Tolën apo Fifi, ndërsa këtë herë shfaqet në shoqërinë e një vajze të panjohur për publikun.
Mumajesi ndodhej në një prej klubeve të natës në Prishtinë këtë fundjavë nga ku ka postuar një video në InstaStory ku po këndon e kërcen me një vajzë, e cila i qëndron pranë.
Ndërkohë ai nuk tregoi asnjë detaj për të dhe nuk dimë nëse vajza misterioze ishte në shoqërinë e Florit apo vetëm një fanse.





