Gjatë ndeshjes së Seria B ditën e djeshme mes Leçes dhe Askolit, mesfushori Manuel Skavone pati një përplasje me kundërshtarin dhe përfundoi pa ndjenja. Ditën e sotme, nga spitali mjeku raportoi lajme të mira për italianin.
“E kaloi natën e frikës. Tani është më mirë. Mund ta lërë spitalin në orët e ardhshme”, u shpreh mjeku. 31-vjeçari do të kthehet shumë shpejt në shtëpi. Ai e ka kaluar natën një në një dhomë të spitalit të Leçes dhe ditën e sotme e kanë vizituar edhe shokët e ekipit. Gjithastu edhe Bereta, ai që e dëmtoi, ishte ditën e sotme në spital.





