Modelja e njohur me origjinë shqiptare, Angela Martini, prej dy vitesh është e martuar me miliarderin rumun Dragos Savulescu dhe lidhja e tyre ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave.

Fansa të modeles dhe jo vetëm, kanë qenë gjithmonë kuriozë rreth marrëdhënies së çiftit e sigurisht që një nga gjërat që i ka ngacmuar ato është nëse Angela do e donte bashkëshortin e saj nëse do të ishte i varfër. Kjo ishte një ndër shumë pyetjet që modelja zgjodhi t'iu përgjigjej ditën e djeshme në Instagram.

"Do e doje burrin kaq shumë nëse ai do ishte i varfër?", pyeti një ndjekës/e. "Jo. Ndoshta pak më shumë", i përgjigjet Angela. Por sa lekë bën burri i modeles shqiptare? Hëh, as ajo nuk ia ka idenë!