Bashkëshortja e ish-futbollistit, Hakeem Al-Araibit, i cili është refugjat nga Bahreini, ka bërë një kërkesë prekëse ndaj autoriteteve të Tajlandës. Ajo kërkon që burri i saj të lirohet pasi beson se ai do të vritet nëse kthehet në vendlindje. Al-Araibi, i cili e ka fituar statusin e refugjatin në Australi, është duke u mbajtur në Tajlanë prej dy muajsh.

Bahreini e kërkon ekstradimin e tij për ta dënuar, pasi pretendon se ai ka kryer krime politike.Ish-futbollisti nga Bahreini u mor nga autoritet e drejtësisë në Tajlandë, kur ishte duke pushuar me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit tani e ka bërë një kërkesë prekëse për ta liruar bashkëshortin e saj.

“U bëj thirrje të gjitha vendeve që ta ndihmojnë Hakeemin sepse e di që nëse ai kthehet në vendlindje, do të torturohet dhe do të vritet. E ardhmja e tij është në duart juaja. Ju lutem, ndihmojeni burrin tim të kthehet në shtëpi (Australi)”, ka thënë ajo.

“Unë mbeta e tronditur, ne ishim në pushime sepse sapo u martuam. Nuk e dija se çfarë do të ndodhte. Rreth 15 policë na rrethuan dhe ata bënin fotografi e video dhe pastaj e morën atë. Ne kishin planifikuar ta bëjmë një shtëpi, ku do të jetonim si familje”.

Me këtë problem është duke u marrë edhe FIFA. Ky organ qeverisës i futbollit botëror është duke e trajtuar këtë rast në mënyrë urgjente dhe gjithçka pritet të zgjidhet këtë javë.