Është larguar nga ekrani prej kohësh por postimet e saj në rrjete sociale gjithmonë tërheqin vëmendje. Po flasim për moderatoren Marina Vjollca të cilën jemi mësuar ta shohim me flokë bjond, por e dini si dukej ajo e vogël?

Ka qenë mbesa e saj, Jori e cila i ka bërë një dedikim teze Marinës përmes një fotoje ku të dyja vajzat shfaqen në moshë fare të vogël ndërsa bie në sy moderatorja e njohur me flokët brune dhe me baluke.

“Kjo foto thjesht tregon 1000 gjera, dhe në ditët e sotme Mina është pikërisht ky person. Gjithmonë aty për çdo njeri dhe si njeriu më pozitiv që mund të ekzistojë. Betohem”, shkruan Jori në foton të cilën e ka postuar dhe Marina ku nuk nguron të tregojë dashurinë që ka për mbesën.