Që nga fillimi i muajit janar të këtij viti tragetet e linjave nga Durrësi janë shfrytëzuar nga më shumë se 51 mijë udhëtarë me 10.600 autovetura gjithsej.
Numri i udhëtarëve që u larguan drejt porteve të Barit dhe Ankonës në periudhën 1 – 28 janar arrin në 37.440 vetë gjithsej dhe është thuajse tre herë më i lartë se sa ai i atyre që kanë mbërritur nga Italia, vetëm 13.782.
Sipas të dhënave operative të APD-së, tragetet kanë transportuar afro 4.700 kamjonë dhe trajlerë, thuajse në të njejtat shifra në dalje dhe hyrje në portin më të madh të vendit tonë.
Numri i udhëtarëve ishte më i lartë në fillim të vitit, kur tragetet u preferuan masivisht nga bashkëatdhëtarët që u kthyen nga festat e fundvitit pranë familjeve për në vendet e Evropës perëndimore, ku jetojnë e punojnë prej vitesh.