Moderatorja Roza Lati e ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 ka diskutuar raportin e shqiptarëve me seksin dhe nderin. Për ta argumentuar një gjë të tillë, ajo ndau edhe një ngjarje personale në bllok të Tiranës, ku një 17-vjeçare i ngacmoi të dashurin.
Roza Lati tha se nëse në zonat rurale të vrasin për nder, në ish-Bllok ndodh krejt e kundërta.
“Nuk dimë çfarë zgjidhje t’i japim këtij problemi që të vrasin në zonat rurale për nder. Ndërsa në ish-Bllok isha me të dashurin tim, 17-vjeçarja gati e puthi. Ky brez ka shkalluar, jemi në buzë të revolucionit seksual”,- u shpreh ajo.





