Përmes një postimi në Twitter, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka kërkuar bashkëpunimin që me siguri ëndërron çdo shqiptar!

Bebe shkruan se dëshiron një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max, tre vajzat e tjera shqiptare që me hitet e tyre po ngjisin majat në muzikën botërore.

Ka qenë Ava Max, shqiptarja nga Saranda e cila ka aprovuar dëshirën e Bebes duke komentuar në postimin e saj, ndërsa dy shqiptaret e Kosovës nuk kanë reaguar ende.

Kujtojmë që marrëdhënia mes Ritës edhe Duas nuk është dhe aq e mirë ndaj shpresojmë që Bebe të mund t’i pajtojë ato dhe të realizohet bashkëpunimi që me siguri do mbahej mend gjatë!