Një trup i pajetë është gjetur në një kanal në fshatin Hoxhare e vjetër të njësisë Dermenas ne Fier.
Mendohet që një 22-vjecar me iniciale A.Xh., është përplasur nga një makinë dhe ka përfunduar në kanal.
Sipas burimeve, viktima është gjetur i vdekur në një kanal përpara banesës dhe më pas është transportuar në spital nga babai i tij pa shenja jete.
Viktima ndodhet në morgun e spitalit te Fierit ndërsa policia ka nisur hetimet.





