"Panorama" ka publikuar fotot e 20-vjeçares Elida Cani, e cila dyshohet të kishte një lidhje jashtëmartesore me Arben Gjeçin që u vra ditën e shtunë me mjete të forta në kokë nga vëllai i të resë Esat Cani dhe bashkëshorti Dëfrim Kurti.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bastar i Mesëm, në Tiranë. Pasi Dërimi i ka rrëfyer të vëllait të bashkëshortes dyshimin se ajo e tradhtonte, të dy e kanë ndjekur 20-vjeçaren e më pas e kanë gjetur në një kasolle pranë shtëpisë së viktimës, e më pas e kanë goditur me mjete të forta në kokë.

Ndërkohë pas krimit policia ka vënë në pranga të tre emrat e sipërpërmendur, ku mbi Esat Canin rëndon akuza e vrasjes me paramendim, ndërsa për dy bashkëshortët, fshehje e krimit.