Aktori i njohur i humorit, durrsaku Muharrem Hoxha, i cili ka shkaktuar shumë të qeshura tek publiku ndër vite, ka përjetuar dhe të rrahura në rolet e tij.
Në intervistën për "Mos i fol shoferit" në Ora News, ai zbuloi se çfarë sikleti kishte kur shkoi në shtëpi për shkak të shenjave që kishte marrë në trup teksa ishte në rol.
"Më tha Arian Çuliqi, Rreme dy minuta punë është. Ajo dy minuta, kishte inat me burrin e vet e më bëri mut. Më bëri sallat. Një dubël bëmë dhe më mbyti. Katër ditë nuk e hiqja këmishën kur flija me gruan. Më vinte zor jashtë mase, i thoja mërdhif (kam ftohtë)."





