Kreu i një rrjeti të trafikimit të emigrantëve drejt Britanisë së Madhe është ekstraduar drejt Belgjikës për të shlyer dënimin me 10 vite burg dhe 720 mijë euro gjobë. Shqiptari Alket Dauti u arrestua në një aksion të zhvilluar në apartamentin e tij në jug të Londrës në qershor të vitit 2018.
Arrestimi i tij ishte pjesë e një hetimi të përbashkët britanik-belg, ndërsa ai drejtonte një grup që dërgonin me kamionë burra, gra dhe fëmijë nga Belgjika drejt Britanisë kundrejt pagesës.
Banda përdorte shoferë të korruptuar kamionësh për të marrë emigrantët në Belgjikë, të cilët i fusnin në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të ndryshme.