Pasi reperi i njohur shqiptar tregoi kushtet që kishte për femrën që dëshiron të lidhet me të, ka reaguar edhe nëna e Seven Saraçit.
Në një postim në “Instastory” Seven shkruan: "Këto modelet e instagram-it janë të mbivlerësuara. Dua një qik për shpi që di të bëjë pite".
"Eh, zemra e nënës sa i mirë je, ashtu duhet ta kesh gruan, që ta bën familjen mirë, jo të hash ushqim kinez, gruaja duhet të jetë e zgjuar, të ketë shkollë, të dijë të edukojë fëmijët e vetë", i shkruan Vera Oruçaj në mesazh të birit duke dëshmuar kështu që edhe ajo ka disa kritere për nusen e saj të ardhshme.





