Parlamenti grek shtyu për të premten votimin për marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë. Votimi ishte parashikuar për mbrëmjen e sotme, por u shty për shkak të numrit të lartë të deputetëve të regjistruar për të diskutuar.

Marrëveshja pritet të kalojë me 153 vota nga 300 vende që ka parlamenti grek. Kryeministri Cipras ka siguruar mbështetjen e 8 deputetëve të opozitës.

Kundërshtarët e marrëveshjes kanë thirrur një tjetër protestë masive. Për të garantuar sigurinë përreth parlamentit janë angazhuar mbi 2 mijë forca speciale.