Pas protestave të banorëve të Zagorisë, të cilët kundërshtojnë shpimet për naftë në zonë, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Rama shkruan në “Twitter” se është i mirëpritur debati për kërkimet për naftë në Zagori, ndërsa shton se nuk do të bëjë asnjëherë vaki të ketë shpime nafte në këtë zonë. 

“Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece,gurore,etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki.”